BallinaLajmeLDK: Gjuha e nënkryetarit të OVL UÇK-së, e pamoralshme

LDK: Gjuha e nënkryetarit të OVL UÇK-së, e pamoralshme

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e Degëve të LDK-së, në mbledhjen e mbajtur sot në Prishtinë, njëzëri kanë reaguar ashpër lidhur me deklaratat e nënkryetarit të OVL të UÇK-së, në lidhje me vrasjet e veprimtarëve të LDK-së.

Gjuha e përdorur nga z. Nasim Haradinaj është e papërgjegjshme, e turpshme dhe e pamoralshme dhe ne besojmë se një deklaratë e tillë nuk përfaqëson qëndrimin e këtyre organizatave. Gjithashtu, kërkojmë nga bashkëluftëtarët e z. Haradinaj që të distancohen menjëherë nga deklaratat e tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që rastet e vrasjeve të intelektualëve të shquar që ishin pjesë e LDK-së, por edhe të gjitha krimet e kryera në Kosovë, të zbardhen nga organet e drejtësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka interferuar në pushtetin gjyqësor duke dashur që organet kompetente ta kryejnë me përgjegjësi dhe paanshmëri punën e tyre. Edhe në rastin e vrasjeve politike, LDK-ja pret që organet kompetente t’i trajtojnë sa më shpejt ato dhe kryerësit të vihen para drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz