BallinaLajmeVeseli: FSK e gatshme të transformohet në ushtri

Veseli: FSK e gatshme të transformohet në ushtri

Të ngjajshme

Nga 1 prilli bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton...

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të...

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, Osmani shkeli Kushtetutën me mosemërimin e tij

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një vizitë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë të cilës, është pritur në takim nga ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Kryeparlamentari Veseli dhe ministri Berisha diskutua për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve që FSK-ja ka shënuar gjatë këtyre viteve, për transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe objektivat strategjikë që ajo ka para vetes gjatë vitit në vijim.

Kryetari i Kuvendit tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni me reputacionin më të lartë në Republikën e Kosovës, falë vetë pjesëtarëve të saj. Ai konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit për të marrë çdo vendim në interes të sovranitetit dhe të fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Veseli tha se vendimi për transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës do të merret në koordinim me vendet partnere të NATO-s, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pjesëtarët e FSK-së janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ketë ë dëshmon më së miri suksesi i tyre në garat ndërkombëtare. FSK-ja është partner i sigurt i NATO-s dhe e ardhmja e saj do të jetë në NATO”, theksoi Veseli.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, nga ana e tij, vizitën e kryetarit të Kuvendit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë e konsideroi nder dhe respekt që i bëhet këtij institucioni, ndërsa e informoi atë për të arriturat e saj dhe procesin e transformimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz