BallinaLajmePolicia e Kosovës ka këtë njoftim për pikën kufitare me Serbinë

Policia e Kosovës ka këtë njoftim për pikën kufitare me Serbinë

Të ngjajshme

Rritja e çmimeve, Muharremi: A jeni në shkollë fillore apo jeni qeveritarë?

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me rritjen e...

VIDEO/ Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton fotografohen së bashku në Japoni

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po kalojnë pushimet e...

Giorgia Meloni pëson humbje në referendumin për reformën në drejtësi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të...

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar, vazhdon t’i informojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në veçanti ata persona të cilët për qarkullim, respektivisht për të hyrë dhe dalë në/nga Republika e Kosovës në Serbi përmes pikës së kontrollit kufitar në Merdare, se kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata.

Me rastin e festave të fundvitit kryesisht ka frekuentim dhe fluks më të madh të automjeteve në këtë pikë kufitare, e po ashtu po zhvillohen punime infrastrukturore dhe kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata me kohëzgjatje prej disa orëve.

Andaj, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, informojmë të gjithë qytetarët/bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kalimit kufitar.

Policia e Kosovës vazhdon të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e saja karshi qytetarëve dhe për këtë ka angazhuar personel të mjaftueshëm në pikat kufitare, me qëllim të qarkullimit më të shpejtë, duke aplikuar edhe metodat e lehtësimit dhe përshpejtimit të kalimit kufitar për të shmangur pritjet e gjata, duke pasur parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz