BallinaLajmeKatër pikat e marrëveshjes Putin-Vuçiq, Kosova është njëra

Katër pikat e marrëveshjes Putin-Vuçiq, Kosova është njëra

Të ngjajshme

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e...

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

E përditshmja e Beogradit, “Novosti” shkruan sot se presidentët e Serbisë e të Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, në bisedat që u zhvilluan në Moskë “qartësuan” pikat më të rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve
Sipas këtij burimi, më e rëndësishmja është pajtueshmëria e arritur se nëse në dialogun me Kosovën përfshihet SHBA, do të përfshihet edhe Rusia.

Katër janë pikët e qartësuara më të rëndësishme për raportet Serbi-Rusi, shkruan kjo gazetë:

-Rusia do të përfaqësojë fuqishëm pozicionet e Beogradit në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës;

-Moska, si prodhues, parimisht ka dhënë pëlqimin që Serbia mund të negociojë me Bjellorusinë për blerjen e PVO sistemeve S-300;

-Serbia është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në projektin “Rrjedha e Turqisë” , në ç’mënyrë realizon sigurinë energjetike; dhe

-Serbia obligohet që edhe më tutje në arenën ndërkombëtare të mbajë anën e Rusisë, duke mbrojtur kështu edhe interesat e veta, që vetëkupton se nuk do të aplikojë sanksione ndaj Moskës.

Me këtë “bagazh” kapitall Vuçiq kthehet në Beograd, shkruan “Novosti”, transmeton Koha.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz