BallinaLajmeDorëzohen në Kuvend mbi 15 mijë nënshkrime për ndryshimin e Speciales

Dorëzohen në Kuvend mbi 15 mijë nënshkrime për ndryshimin e Speciales

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Shoqata e Veteranëve të Kosovës ka mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime, që janë të mjaftueshme për të dërguar peticionin në Kuvend për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar vet Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati për Indeksonline.

Ai tha se mbi 15 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin.

“Janë mbi 15 mijë nënshkrime për peticionin të cilin në ora 15:00 do ta dorëzojmë në Kuvend” ka thënë Gucati. Ai beson në përkrahjen e deputetëve të Kuvendit.

“Besoj se kena me gjetë përkrahjen dhe shpresoj që kena me kry në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe pozitive” ka shtuar Gucati.
Ndryshe, për të kaluar një peticion në Kuvend duhet të këtë 10 mijë nënshkrime, ndërsa ky i veteranëve ka kaluar 15 mijëshin.

Nasim Haradinaj, tha se për pak ditë kanë arritur t’i mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime dhe tash presin që të thirret seanca, për ta shfuqizuar ligjin në fjalë. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz