back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaTeknologjiHyundai dhe Kia do të tërheqin mbi 500 mijë automjete

Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi 500 mijë automjete

Të ngjajshme

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i gazetarisë sportive shqiptare

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe...

Matjet e fundit, cilësia e ajrit në Prishtinë e dobët

Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi të dobët...
- Advertisement -

Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi gjysmë milion automjete, të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), meqë ekziston një rrezik që dritat e stopit të mos ndalen pas lëshimit të këmbës nga frenat, transmeton Anadolu Agency (AA).

I gjithë operacioni i tërheqjes, përfshin mbi 390 mijë automjete Hyundai Elantra të prodhuara në vitet 2013 dhe 2014, si dhe 134 mijë automjete Kia Forte nga vitet 2012-2014.

Në dokumentet të cilat dy kompanitë ia kanë dorëzuar qeverisë, theksohet se mbyllësi polimerik i mbajtësit të pedalit dhe ndërprerësi i dritave mund të prishen, që bën ndërprerësin të mbetet i ndezur.

Kjo mund të bëjë që dritat e stopit të qëndrojnë të ndezura pa prekur fare pedalin e frenave, madje edhe në situatë kur automjeti është në lëvizje. Asnjëra nga kompanitë në fjalë nuk ka bërë të ditur nëse ky defekt ka shkaktuar ndonjë aksident rrugor dhe dëme materiale.

Shitësit e kompanive Hyundai dhe Kia do të bëjnë zëvendësimin e pedalit të automjeteve. Tërheqja e modeleve të Kia-s fillon më 30 janar, ndërsa e atyre të Hyundai-t më 8 shkurt 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz