BallinaLajmeKryeministrat ballkanas darkojnë me Mogherinin

Kryeministrat ballkanas darkojnë me Mogherinin

Të ngjajshme

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

Në Bruksel ka nisur një takim i përbashkët i kryeministrave të shteteve të Ballkanit, i organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë tubim joformal, darkë pune, ku po merr pjesë edhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, do të flitet për gjendjen në rajon, por edhe për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijanqiq, ka publikuar një fotografi para fillimit të këtij takimi, ku shihet shefja e diplomacisë evropiane, bashkë me shefin e ekzekutiv kosovar, Ramush Haradinaj, dhe homologët e tij nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Para takimit, Mogherini ka pritur veç e veç në takime të gjithë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit. Haradinaj ka qenë i pari që është pritur nga Mogherini.

Takimi në Bruksel shënon rastin e parë të takimit të Haradinajt me një kryeministër të Serbisë. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz