back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeDeputetja e PDK-së i ka dy fjalë për prerjen e pastërmave

Deputetja e PDK-së i ka dy fjalë për prerjen e pastërmave

Të ngjajshme

Alban Krasniqi me vetëdije të plotë e nga zyret e KQZ-së e shkel betimin, tregon si të votohet VV-ja me postë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,...

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Teksa anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë pasur aktivitete partiake gjatë ditës së sotme, anëtarja e PDK-së, Xhevaire Izmaku ka një problem të një natyre krejtësisht tjetër.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është ankuar tek miqtë e saj të Facebook-ut, për prerjen e pastërmave dhe postimit të fotove të tyre në rrjetin social.

“Mbi pamjet me pastërmat e rjepuna! Te dashur miq; Të gjithë ju që postoni foto duke i rjepur lopët dhe krijoni skena të tilla aspak të pranueshme”, ka thënë Izmaku.

Ajo ka thënë se është duke i larguar disa nga miqtë e saj në Facebook, që e përdorin këtë praktikë të postimit të fotografive të “pastërmave të rjepuna”.

Izmaku ka thënë se i vjen trishtim kur sheh pamje të lopëve të prera, raporton Insajderi.

“E kuptoj traditen e dimrit dhe kohën për ‘pastërma’, po jo gjithçka që na ndodh edhe ka nevojë të pasqyhet! Gjak e lekura phhiii, si me qenë trup njeriu duket, thjesht pështirim dhe trishtim, se paku une e ndjejë kur e shoh këtë pamje”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Izmaku ka kritikuar disa nga miqtë e saj në Facebook, për mungesë edukate dhe kulture. Ka thënë se “ne kemi mungesë edukate në përdorimin e rrjeteve sociale”.

“Nuk është as etike pra, as pamje e mirë më së paku për femijet që qasje kanë po aq sa ne”, ka thënë Izmaku. /Insajderi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz