back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLetra e Albin Kurtit nga burgu: Aidën e kam falur edhe pa...

Letra e Albin Kurtit nga burgu: Aidën e kam falur edhe pa më kërkuar falje

Të ngjajshme

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje...

E veshur shkurt dhe provokuese, Luana ‘ndez’ rrjetin me imazhet e fundit

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të dashura...

Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje...

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një letre nga burgu u është drejtuar pjesëmarrësve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Kurti përmes kësaj letre të cilën e lexoi asamblisti më i votuar në Kosovë, Arben Vitia, thotë se ai e falë Aida Dërgutin.

“Nuk më ofendojnë fjalët që më ka thënë Aida për mua, por jam habitur me fjalët e saj destruktive për dëshirën e arrestimit tim. E fali edhe po te mos me kishte kerkuar falje, ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua”, ka thënë Kurti në letrën e tij, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se komunikimi prapa shpinës është i papranueshëm.

“Ajo nuk është fajtore, ajo është mashtruar. Vetëvendosje ka nevojë për më shumë transparencë dhe llogaridhënie. VV ka nevojë për aktivistë por asnjëri nuk është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar se duhet të kemi demokraci pa hakmarrje.

Leximi i letrës së Kurtit është përcjellur me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz