back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaTeknologjiMalware TRITON përdoret për të sulmuar pajisjet e sigurisë industriale

Malware TRITON përdoret për të sulmuar pajisjet e sigurisë industriale

Të ngjajshme

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Romës: Koha do ta tregojë

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores...

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...
- Advertisement -

Hulumtuesit e sigurisë nga divizioni hetues i “Mandiant FireEye” kanë dalluar një formë të re të malware që është e aftë të sulmojë pajisjet e sigurisë industriale.

“FireEye” këtë malware e quajti TRITON dhe tha se e kanë parë si kërcënim duke e vendosur atë në sulme të drejtpërdrejta.

Sipas një raporti, të publikuar më parë nga “Bleeping Computer”, ky malware është ndërtuar në mënyrë specifike për të ndërvepruar me kontrollorët e Sistemit të Sigurisë të Instrumentuar (SIS) të “Triconex”,

Kontrollorët SIS janë pajisje të posaçme të instaluara në linjat e prodhimit dhe në strukturat e tjera industriale. Ata punojnë duke lexuar të dhëna nga pajisjet industriale, siç janë makineritë e fabrikës, robotët, valvulat dhe motorët.

Këta kontrollorë lexojnë rrjedhat e të dhënave dhe sigurojnë që pajisjet industriale të funksionojnë midis parametrave të caktuara. Nëse të dhënat devijojnë nga një diferencë e paracaktuar të sigurisë, atëherë kontrolluesi SIS merr një sërë veprimesh, të cilat në raste ekstreme mund të mbyllin një fabrikë ose linjë prodhimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz