Klubi i Feronikelit shumë shpejt riktheu normalitetin dhe tashmë gjithçka do të vazhdojë aty ku ka mbetur me futbollistët që do të kontribuojnë tutje për skuadrën.
Mirëpo, jo të gjithë lojtarët mund të vazhdojnë. Kjo për faktin se anësorit, Yll Hoxha tashmë i ka përfunduar kontrata dhe është i lirë, shkruan Gazetasheshi.com.
Mbetet të shihet nëse Hoxha do të vazhdojë të jetë edhe më tutje pjesë e Feronikelit, apo ndonjë ofertë mund t’ia ndërrojë ambientin.
