back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: Molliqaj u frikësua nga aktivistët, hoqi dorë nga kushtëzimet ndaj Albinit

Haxhiu: Molliqaj u frikësua nga aktivistët, hoqi dorë nga kushtëzimet ndaj Albinit

Të ngjajshme

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë periudhës me konsum të lartë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka...

“Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

Pas daljes nga BBVK, Shkurta ka reaguar ndaj situatës...

Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse në prag të zgjedhjeve në Kosovë

“Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera,...

Chelsea në epërsi ndaj Aston Villas

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Aston Villas...
- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj ish-sekretarit organizativ të partisë, Dardan Molliqaj, pas një interviste të dhënë sot nga ai, ku ka folur për përçarjen e partisë.

Molliqaj, i përfolur si udhëheqës i një grupi brenda Vetëvendosjes që kundërshton pikëpamjet e Albin Kurtit dhe kthimin e tij në krye të partisë, ka treguar se Kurti ka nisur sulme ndaj tij në tetor të vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre.

- Advertisement -

Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, pas intervistës së ish-sekretarit, ka thënë se Molliqaj duket të ketë hequr dorë nga kushtëzimet ndaj Kurtit, i frikësuar nga aktivistët e partisë.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Për hir të vërtetës dhe korrektësisë duhet sqaruar diqka.

E dëgjova me vëmendje Dardanin në emision tek zona e debatit.
Po e marr mundin të shkruaj vetëm për një çështje.
Javën e shkuar, gjegjësisht të martën dhe atë në Kuvend, në pyetjen time drejtuar Dardanit se a është e vërtetë që ka vënë kusht që Albini të mos jetë kandidat për kryetar, ai më tha po dhe tutje shtoi se nëse Albini kandidon, unë nuk do të rri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Na duhet kryetar konsensual shtoi Dardani.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe në mbledhjen që kishim së bashku me grupin parlamentar dhe kryesinë të hënën, gjegjësisht para më shumë se 40 anëtarëve.

Sonte në emision, Dardani nuk pranoi që ka vënë kushte, shumë mirë, duket se ka reflektur dhe besoj e ka marrë mesazhin që i kanë dhënë aktivistët.
Mund të ketë medime ndryshe por jo asnjëherë kushtëzime, për askend!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz