BallinaJetëKuriozitete“Ngrohja” e makinës në stinën e dimrit – vetëm një mit i...

“Ngrohja” e makinës në stinën e dimrit – vetëm një mit i gabuar

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Shumë shoferë besojnë se “ngrohja” e makinës së tyre në mot të ftohtë është gjëja e duhur pasi mbron motorin e makinës. Ky veprim, jo vetëm që është i gabuar, por më shumë ndikon për keq sesa për mirë raporton Business Insider.

Ky mit, që gjen praktikë ndër vite, vjen nga një kohë kur motorët e makinave përdornin karburatorë. Para viteve ’80 , benzina e ftohtë shkaktonte pengesa në ndezjen e makinave, kështu që njerëzit prisnin që makinat e tyre të ngroheshin para ngasjes.

Por, kjo praktikë e zakonshme ndryshoi në vitet ’80 , kur teknologjia e re elektronike e injektimit të karburantit zëvendësoi karburatorët e vjetër. Sot makinës i duhen vetëm 30 sekonda përpara nisjes në rrugë, shkruan IndeksOnline.

Cfarë ndodhë nëse e lëni makinën në punë boshe për më shumë se një minutë?

Së pari, të bësh kështu vetëm shpenzon kot. Për më tepër, kjo mund të shkaktoj dëme serioze në motorin tuaj. Kjo është arsyeja pse makinat kanë një përzierje të ajrit dhe karburantit të avulluar.

Por në kushte të ftohta dimri, ku karburanti ka më shumë gjasa reduktimi, makina reagon duke shtuar më shumë karburant në përzierje përmes një procesi që quhet “rich” . Përmes rreth-rrotullimeve motori në gjendje të ftohtë mund të zbrasë vajin lubrifikant pistonët e motorit dhe muret e cilindrit. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkurtoj jetën e motorit tuaj.

Për më shumë, në videon e mëposhtme mund t’i ndiqni ekspertët e ‘Business Insider’ .

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz