back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaTeknologjiInstagram vjen me dy risi

Instagram vjen me dy risi

Të ngjajshme

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...

Përditësimi i fundit, ja sa duhet të prisni për të hyrë në Kosovë

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë përditësimin e...
- Advertisement -

Instagrami të mërkurën prezantoi dy veçori të reja për historitë e saj shumë popullore duke përmirësuar më tej eksperiencën e përdoruesit.

E para quhet Story Archive.

Nisur nga emërtimi mund të kuptoni se me këtë funksion mund të ruani historitë përtej afatit kohor 24 orësh.

Kjo veçori ka qenë e disponueshme edhe në versionet beta të aplikacionit. Jeni vetëm ju ai që sheh historinë dhe mund të zgjidhni të ç’aktivizoni opsionin nëse nuk doni të ruhen historitë. Për të aksesuar arkivën klikoni ikonën në formë ore në skajin e djathtë lart.

Ndryshimi tjetër quhet Story Highlights dhe me të mund të publikoni përsëri historinë tuaj të preferuar të arkivuar.

“Highlights” mund ti ruani në histori individuale që shfaqen si rrathë në profilin tuaj.

Për shembull nëse dëshironi të ndani disa histori nga një udhëtim të fundit, mund ti ruani në profilin tuaj me një emërtim të caktuar. Dhe kur dikush viziton profilin tuaj ato shohin historinë me emrin që keni vendosur.

Secili prej përditësimeve është një arsye më tepër për të përdorur historitë dhe jo vetëm që u shton vlerë atyre por përmirëson edhe imazhin e profilit tuaj.

Përditësimet janë të disponueshme në Android dhe iOS. (ATSH)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz