back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeHoti thotë se Haradinaj e kalli Kuvendin e Kosovës

Hoti thotë se Haradinaj e kalli Kuvendin e Kosovës

Të ngjajshme

Deputeti i PDK-së: VV nuk i ka numrat për qeveri, qëllimshëm bëjnë bllokada

Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve...

Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e...

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi...

Trumpit nuk i lejohet të shkarkojë guvernatoren Cook

Donald Trump nuk mund të shkarkojë guvernatoren e Rezervës...

Ne e çuam në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacion, por ishte Ramush Haradinaj ai që e kalli kuvendin. Ai dhe opozita e bënë këtë gjë. Opozita e atëhershme ia futi flakën institucioneve, dogji policët me koktej molotovi, dhe ushtroi dhunë ekstreme”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Programi i Qeverisë Haradinaj nuk premton zhvillim dhe për më shumë është kontradiktor me premtimet zgjedhore të Ramush Haradinajt dhe partnerëve të koalicionit qeverisës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Ramush Haradinaj nuk është i sinqertë kur flet për çështjen e demarkacionit, pasi është vet ai që e ka bllokuar ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

“Ne deshëm që të diskutojmë për Programin e Qeverisë Haradinaj, por edhe një herë tjetër debati devijoi. Ka plot tema të mëdha që diskutohet vazhdimisht, si demarkacioni. Ka disa vjet që diskutohet dhe nuk gjendet gjuhë e përbashkët për ta përmbyllur. Kjo shoqëri deri sot nuk ka arritur të zgjidhë raste të ndryshme, që për aq kohë sa nuk ndriçohen do ta sjellin debatin për to në Kuvendin e Kosovës”.

“Ideja për formimin e Byrosë së Hetimeve është e palogjikshme, sepse drejtësia duhet të mbetet e pavarur. Ne gjithmonë kemi qëndruar larg ndërhyrjes, në çfarëdo forme, bile edhe në deklarime publike”.

“Une e thashë në fjalën time në Kuvendin e Kosovës që gati asnjë nga premtimet e fushatës nuk janë përfshirë në program me të cilin synon të qeverisë mazhoranca. As atë për arsimin, as për pensionistët, as për minatorët”.

“Ne e çuam në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacion, por ishte Ramush Haradinaj ai që e kalli kuvendin. Ai dhe opozita e bënë këtë gjë. Opozita e atëhershme ia futi flakën institucioneve, dogji policët me koktej molotovi, dhe ushtroi dhunë ekstreme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz