back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaSportCristiano Ronaldo fiton Topit e Artë 2017 (Foto)

Cristiano Ronaldo fiton Topit e Artë 2017 (Foto)

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Revista e njohur francez France Football ka zbuluar edhe pesë emra finalistë që ishin në garë për Topin e Artë 2017, me yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo që ka fituar çmimin prestigjioz për këtë vit, duke barazuar kështu rekordin e Lionel Messit me pesë të tillë.

Ceremonia zyrtare për ndarjen e çmimit të madh individual Topi i Artë, i cili dhurohet nga revista franceze France Football  ka përfunduar me ndarjen e çmimit kryesor.

Topi i Artë për vitin 2017 këtë vit ishte një ceremoni më të veçantë, e cila u mbajt nën objektin ikonë të qytetit të Parisit, Kullën e Eifelit.

Revista France Football ka përmbyllur zbulimin e emrave që ishin në listë për garën e fitimit të Topit të Artë.

Pas zbulimit të 25 emrave të parë të eliminuar nga gara që zinin pozitat nga 30-6, tani numrit i janë shtuar edhe pesë emra finalistë.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është zgjedhur si fitues i çmimit të madh prestigjioz që e ndan revista franceze France Football, Topi i Artë.

Kështu, sulmuesi i Los Blancos ka barazuar rivalin e tij më të madh, Lionel Messin, me pesë Topa të Artë.

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka përfunduar i dyti në këtë garë, ndërsa në vendin e tretë ka përfunduar ylli i Paris Saint-Germain, braziliani Neymar.

Pozita e katërt i ka takuar ikonës italiane të Juventusit, Gianluigi Buffon, ndërsa lista e finalistëve është mbyllur me Luka Modricin në vendin e pestë. /Telegrafi/

5.Luka Modric

4.Gianluigi Buffon

3.Neymar

2.Lionel Messi

1.Cristiano Ronaldo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz