BallinaRegjionaleDrenasKryeministër Ramush Haradinaj shikoje këtë çlirimtarin, Malush Gashin nga Llapushniku

Kryeministër Ramush Haradinaj shikoje këtë çlirimtarin, Malush Gashin nga Llapushniku

Të ngjajshme

Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e...

Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët...

Krasniqi nënshkruan një vendim, synohet funksionimi i bordit të Mitrovicës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka...

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

Efektet anësore të konfliktit që tani po përhapet me...

Shkruan Hysni Gashi

Malush Gashi ishte ushtar i UÇK-së i Brigadës 121 Kumanova njëri ndër ushtarët më të suksesshëm që mori pjesë në Grykë të Llapushnikut dhe në shumë beteja të tjera.

Si pasojë e luftës Çlirimtare ballafaqohet me shëndetin e ligë me vite të tëra dhe me kushte shumë të dobëta financiare ekonomike, djemtë i shkolloo me mundë të madh, sakrifica dhe kushte të vështira, dhe tani me fakultet i bredhin rrugëve.

Ndërsa kabinetin e ke bërë më të madh se të Kinës me tulifar kulleri dhe kullere, ndërsa djemtë e tij nuk pat vend kund në kabinet dhe në këtë shtet.

Keni ndarë mjete për shërimin e Bujar Bukoshit që ishte kundër luftës dhe që ka biznese dhe miliona, ndërsa luftëtari i UÇK-së mbetet nën mëshirën e fatit. Por nuk është i vetëm ky çlirimtar i cili vuan këto pasoja të moskujdesejes institucionale, por çlirimtarë të tjerë kanë bërë edhe vetëvrasje nga kushtet e vështira ekonomike dhe shëndeti i ligë.

Kryeministër askush ma mirë së ju nuk e ndien dhembjen për humbjen e më të dashurve por ju lutem zvogëloni pak kabinetin tuaj, hapni vende pune për çlirimtaret dhe familjet e tyre dhe kthejeni kokën nga kjo kategori e përvuajtur që ka dhënë aq shumë për shtetin dhe kombin.

Kryeministër, çlirimtaret po vdesin nga moskujdesi dhe aq më keq po vdesin të zhgënjyer kur një qeveri e përbërë prej çlirimtaresh nuk përkujdeset aspak për ta. A nuk është marre që kjo kategori të mbetet e tillë pikërisht nga ju kryeministër?!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz