BallinaRegjionaleDrenas5 të lënduar nga aksidenti në Drenas, Lladrovci i viziton në QKUK...

5 të lënduar nga aksidenti në Drenas, Lladrovci i viziton në QKUK (Foto)

Të ngjajshme

Njutoni dhe molla, momenti që ndryshoi shkencën përgjithmonë

Si lindi kjo historia e famshme? Pak histori në shkencë...

Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar...

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte...

Në orët e së hënës mbrëma në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur të lënduar disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.

I pari Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkuar t’i vizitojë të lënduarit në Qendrën Klinike Universitare, ku u ka uruar shërim të shpejtë.
Sipas Lladrovcit, asnjëri prej të lënduarve nuk ka pësuar lëndime të rënda.

“Sonte, Korroticën e Epërme, ka ngjarë një aksident trafiku me ç’ rast janë lënduar lehtë disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.
Ata i vizitova në Qendrën Klinike Universitare dhe i urova për shërim të shpejtë. Po ashtu, përgëzova stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre. Për fat, asnjëri nga të lënduarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda. Kujdesi në komunikacion duhet të shtohet, sepse, asnjë tejkalim shpejtësie nuk mund të arsyetohet”., ka shkruar Lladrovci në facebook.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka treguar për Indeksonline se të lënduar janë katër femra dhe një mashkull nga aksidenti  ku ishte i përfshirë një automjet- kamionetë e tipit Mercedes me targa vendore./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz