back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaTeknologji"Los Angeles Auto Show" vjen me mbi 1.000 modele të reja

“Los Angeles Auto Show” vjen me mbi 1.000 modele të reja

Të ngjajshme

- Advertisement -

Në qendrën “Convention“ është hapur “Los Angeles Auto Show 2017“, i cili do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ku do të reklamohen 100 prodhues të automjeteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Vizitorët e panairit në Los Angeles do të kenë një mundësi të shohin mbi 1000 modele të reja të automobilave, por edhe të blejnë njërin nga modelet nëse dëshirojnë.

Përveç kësaj, vizitorët mund të shijojnë automobilat përmes test-vozitjeve, por edhe të shoqërohen me të ftuarit special të panairit.

Hapësira në të cilën janë ekspozuar prodhimet e reja të industrisë automobilistike përfshin rreth 70.000 metra katrorë, dhe siç theksojnë organizatorët, secili nga vizitorët, në panair kalon mesatarisht katër orë.

Për “Los Angeles Auto Show“ është paralajmëruar ekspozimi i 30 modeleve botërore dhe njëzet amerikano-veriore. Panairi i automobilave në Los Angeles për herë të parë është mbajtur në vitin 1907, ku ishin ekspozuar nëntë modele.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz