BallinaLajmeIsh-deputeti i Vetëvendosjes rehatohet si këshilltar i ministrit nga Drenica

Ish-deputeti i Vetëvendosjes rehatohet si këshilltar i ministrit nga Drenica

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Një ish-deputet i Lëvizjës Vetëvendosje së fundi është rehatuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e Vetëvendosjes në legjislaturën e katërt, Afrim Kasollin, i cili është emruar këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes rehatohet si këshilltar i Ministrit

Kasolli tashmë figuron edhe në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë, si këshilltar i ministrit.

Kasolli njihet për deklaratat e ashpëra kundër ish-kryeministrit Hashim Thaci, në kohën kur ai  nënshkruajti  marrëveshjet në Bruksel me Serbisë për integrimin e pjestarëve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës si dhe për cështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kasolli, kthesën e madhe në politikë e bëri kur kaloi nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kishte shkuar si pjestarë i shoqërisë civile, në Partinë Demokratike të Kosovës, në vitin 2014. Kreu i atëhershëm i kësaj partie Hashim Thaci, të cilin Kasolli e kishte kritikuar shumë nga ulësja e Kuvendit,  e prezantoi si një perforcim të madh të ekipit të tij, Misioni i ri. Thaçi, prezantimin e Kasollit e kishe bërë të shoqëruar me një fotografi ku të dytë shiheshin të pajtuar krah njëri tjetrit.

Më poshtë Gazeta Express sjell disa prej përplasjeve të Afrim Kasollit me Hashim Thaçin dhe zyrtarët e tjerë të PDK’së.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz