back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportI mbetur i vetëm në klub, drenicaku që po kërkon zgjidhje për...

I mbetur i vetëm në klub, drenicaku që po kërkon zgjidhje për ndeshje Drenica – Liria

Të ngjajshme

- Advertisement -

Pas dorëheqjes së kryesisë së Drenicës ka mbetur i vetëm në klub dhe po has në vështirësi për të organizuar ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor përballë Lirisë.

- Advertisement -

Ky është sekretari i klubit, Granit Koci, i cili po mundohet të gjejë një zgjidhje për ndeshjen me Lirinë.

Kjo pasi kushtet atmosferike po e përjashtojnë stadiumin “Bajram Aliun” në çdo formë për tu luajtur ndeshja.

24254738_1517683348267338_2163822076192610307_o

Kështu Koci, ka thënë se ndeshja mund të zhvillohet në Mitrovicë.

“Është shumë e vështirë të punohet i vetëm në klub, por po mundohem të bëjë më të mirën e mundshme”.

“Kushtet atmosferike e pamundësojnë zhvillimin e ndeshjes në Skenderaj. Është pothuajse e pamundur ndaj po shqyrtojmë mundësinë që ndeshjen ta zhvillojmë në “Riza Lushta” të Mitrovicës”, deklaroi Koci për Gazetasheshi.

Fotografia e Granit Koci

Dueli ndërmjet Drenicës dhe Lirisë pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00, ndërkohë që nesër (e premte) pritet të vendoset në lidhje me lokacionin se ku do luhet ndeshja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz