BallinaLajmeKosova dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të jenë vende mike

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të jenë vende mike

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster.

Kryeministri Haradinaj tha se vizita e ministrit Lancaster është një moment prekës, pasi ai ka shërbyer si oficer i Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1999-2000 dhe tani vjen si ministër i Forcave të Sigurisë, gjë që dëshmon se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të jenë vende mike.

Duke shprehur falënderimin për përkrahjen që i kanë dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës në vazhdimësi, kryeministri tha se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve.

“Jemi thellë të bindur se ka ende shumë mundësi, shumë punë të mira që mund të bëhen së bashku”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster u shpreh i entuziazmuar që ndodhet përsëri në Kosovë dhe sheh një qytet aq dinamik, si Prishtina.

“Kur shërbeni diku si ushtar dhe e  lini atë vend, çdoherë merrni diçka nga ai dhe, mund t’ju siguroj për këtë se, për këto 18 vjet Kosova asnjëherë nuk ka qenë larg mendimeve të mia dhe për këtë arsye jam i lumtur që jam kthyer”, theksoi ministri  Lancaster, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij për Kosovën, të cilin e ka treguar përgjatë shumë viteve.

Ministri Lancaster më tutje tha se lidhja me Kosovën do të lulëzojë në kontributin që do të japin për të ndihmuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe kontributin për KFOR-in, si dhe për fushat ku mund të ndërtohet bashkëpunimi edhe në vitet e ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz