back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeMinistri që s’ka pronë në Kosovë, por është pronar i një biznesi

Ministri që s’ka pronë në Kosovë, por është pronar i një biznesi

Të ngjajshme

Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, 85 vjeçari vdes pasi u godit nga vetura

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 00:50...

Fqinjët flasin për 71-vjeçaren nga Kosova që u vra në Zvicër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Zvicër, kur...

Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arreston 115 anëtarë të ISIS-it

115 anëtarë të Shtetit Islamik-ISIS, u arrestua nga autoritetet...
- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, nuk ka pronë në Republikën e Kosovës. Të paktën kështu figuron në deklarimin e pasurisë së tij bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

- Advertisement -

Tek rubrika e pasurisë së paluajtshme ministri Rikalo nuk ka shënuar asgjë. Të njëjtën gjendje e ka edhe te pjesa e formularit ku kërkohet të shënohet pasuria e luajtshme.

Kurse te pjesa e aksioneve ai del se ka 100 përqind të aksioneve në kompaninë “Future System”. Por kapitali i kësaj kompanie, sipas ministrit që është pronar, është zero, raporton Insajderi.

Kompania e tij “Future System” është e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK). Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo aty figuron si i vetmi pronar. Biznesi i tij është aktiv.

Përveç kësaj, ai nuk ka deklaruar asnjë cent si para të gatshme në bankat komerciale në Kosovë. Por thotë se e ka marrë një kredi në vlerë prej 10 mijë eurosh në njërën nga bankat që operojnë në Kosovë./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz