back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeThaçi blen veturën ‘Audi’ – Zonja e parë mbetet pa ‘Passat’

Thaçi blen veturën ‘Audi’ – Zonja e parë mbetet pa ‘Passat’

Të ngjajshme

- Advertisement -

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është bërë me veturë personale. Ka blerë një “Audi”. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 presidenti ka deklaruar se e ka blerë këtë veturë me paratë e kursimeve.

- Advertisement -

Vlera e kësaj veture, tipi i të cilit nuk tregohet, është 15 mijë euro. 

Por teksa presidenti, ka blerë veturë, Zonja e Parë, Lumnije Thaçi, e cila në deklarimin e pasurisë së vitit 2016 shënohej se kishte një veturë “VW Passat” nga kursimet në vlerë prej 9 mijë eurosh, nuk është në deklarimin e pasurisë së këtij viti, raporton Insajderi.

Në formularin e pasurisë së këtij viti, presidenti nuk e ka shënuar veturën e Zonjës së Parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz