back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaBujqësiSHQIPËRIA, PRODHUESI KRYESOR I DRITHËRAVE NË RAJONIN E BALLKANIT?

SHQIPËRIA, PRODHUESI KRYESOR I DRITHËRAVE NË RAJONIN E BALLKANIT?

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Shqipëria që ka një tokë pjellore, klimë të butë dhe ujë, ka karakteristikat ideale për t’u bërë një prodhues i rëndësishëm bujqësor në rajonin e Ballkanit.”

Kështu thuhet në një artikull (analizë) të fundit në “Notizie Geopolitche”, i cili referuar të dhënave të fundit të INSTAT, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend potencial të prodhimit bujqësor.

Ajo rendit disa faktorë kyç të cilët mund ta bëjnë vendin tonë një ndër prodhuesit kryesor të produkteve të drithërave kryesisht në Ballkan, duke përmendur larmishmërinë e tokës, traditën e gjatë të bujqësisë, popullsinë e re në moshë si dhe adoptimin e teknologjive të reja.

Sa i përket pengesave që ‘penalizojnë’ Shqipërinë në këtë drejtim, thekson se:

“Sfidat ende të hapura janë ato të infrastrukturës së dobët, kufizimet e tregut dhe qasja e kufizuar në kredi.”

Numrin e fermave të vogla dhe të fragmentuara me kosto të larta prodhimi dhe konkurrueshmëri të ulët, i cilëson si mangësi strukturore shumë të rëndësishme, duke dhënë si zgjidhje tejkalimin e problemit përmes organizimit të prodhuesve dhe krijimin e kooperativave.

Italia ka lançuar së fundmi edhe “Programin e Modernizimt të Bujqësisë Shqiptare”, me një total prej 10 milion eurosh. Qëllimi i këtij programi është lehtësimi i miratimit të kuadrit rregullator europian në sektorin e bujqësisë./Gazetadita.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz