Ka mjaftuar një postim i skuadrës së Feronikelit në rrjetet sociale që të hapet një debat i madhë.
Postimi i bërë nga ‘Nikli’, aludonte si thumbim për derbin e Anamoravës që zhvillohet diten e diel, shkruan futbollikosovar.com.
Pas këti postimi reaguan tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’, të cilët kanë mbrojtur krenarin e tyre, duke ilustruar me dy foto, njëra në Drenas ku tribuna ishte zbrasur dhe tjetra në Gjilan ku tribuna ishte plotë e përplotë.
Kësaj here pala e tretë, ishin tifozët e Feronikelit, të cilët janë munduar të sqarojn gjithë këtë qështje.
‘Tigrat e Zi’, kanë theksuar se postimi i skuadrës së tyre nuk ka të bëjë fare me derbin e Anamroavës, dhe sipas tyre, ky postim i bërë nga Feronikeli i dedikohet dikujt tjetër.


