Organi kryesor religjioz në Turqi ka marrë vendim që valuta virtuale, Bitcoin, nuk është e përshtatshme me rregullat e fesë islame, shkruen Euronews.
Direktorati për Çashtje Fetare, ose Diyanet, një organizatë shtetrore që merret me çështje religjioze, ka thanë që përdorimi i bitcoinit nga myslimanët nuk është i lejuar, sepse sipas tyre, valutat virtuale janë të hapura ndaj spekulimeve financiare.
“Blerja dhe shitja e valutave virtuale nuk përshtatet me rregullat e Islamit në këtë kohë, për shkak të faktit që me këto valuta mundet me u spekulue dhe munden me u përdorë lehtë në aktivitete kriminale si shpërlamja e pareve dhe nuk janë nën mbikqyrjen e shtetit”, thuhet në vendimin e Diyanet për këtë çashtje.