back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeFoshnjat që lindin në Ditën e Flamurit nuk pagëzohen më me emra...

Foshnjat që lindin në Ditën e Flamurit nuk pagëzohen më me emra patriotikë

Të ngjajshme

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Frank Lampard e fiton sërish çmimin “Trajner i Muajit” në Championship

Legjenda e futbollit anglez, Frank Lampard është duke kaluar...

Një person i vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në aksidentin që ndodhi sot...

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për...

Anik është me të cilin është pagëzuar një foshnje e cila ka lindur sot, pikërisht në festën e Flamurit. Zakonisht fëmijët që kanë lindur në festa ta veçanta gjithmonë janë pagëzuar me emra të cilët do të simbolizonin ardhjen e tyre në jetë në data historike. Por, lehona mbi të 30’at ka vendosur që djalin e saj mos ta pagëzojë me një emër të tillë. Emrat e tillë që lidhen me data historike , zonja nga Prishtina po i sheh si emra të vjetër.

Që nga dje pas orës 24:00 kur edhe nis të festohet 28 Nëntori, në Klikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë deri në orën 13:00 të pasdites së sotme kanë lindur gjithsejtë 13 foshnje. Ndonëse kanë lindur pikërisht në festën e Flamurit, këta 12 fëmijë nuk janë pagëzuar me  asnjë emër që do të simbolizonte ardhjen e tyre në jetë në këtë ditë historike.

Zyrtarë nga Salla e Lindjes në klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, i kanë thënë të martën Expressit se te 12 lindjet e para në këtë ditë kanë kaluar pa ndonjë komplikim.
Nga 12 lindjet 9 foshnja kanë qenë meshkuj si dhe 3 femra. Ndërkohë që një foshnjë ka lindur me operacion.

E në repartin  e klinikës Obstetrike Gjinekologjie në QKUK ku rrinë lehonat, asnjëra nga foshnjat nuk është emëruar me emrat të cilët e simbolizojnë këtë festë.
Anik, Klea, e Amara janë emrat me të cilët shumica nga fëmijët që kanë lindur me datë 28 nëntor janë pagëzuar./Express/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz