Një çift janë bekuar me një tjetër fëmijë pikërisht në moshën 55 vjeçare. Një vit më parë atyre u vdiq fëmija i tyre i vetëm, i cili ishte 16 vjeç dhe vuante nga një sëmundje në zemër, por që kurrë nuk u konstatua në kohë.
Fëmija i tyre quhej Zak, adhuronte sportin e zhytjes dhe në 16 korrik 2016 ai bëri dy zhytje me bombul oksigjeni. Në njërën zhytje ishte me të atin, në tjetrën u zhyt vetë, por nuk doli më nga uji. Edhe pas shumë tentativave për ta sjellë në jetë, ai nuk mundi të mbijetonte.
Pas 15 ditesh, çifti nga Rimini i Italisë vendosi që të tentojë të pamundurën. Marina fillon një kurë hormonale të dedikuar për gratë në moshë madhore.
Në mars të vitit 2017, ajo ngel shtatzanë.
Kështu lind fëmija i tyre Brando Michael Zanzani, i cili lindi në muajin e 8-të të shtatzanisë, por është shëndoshë e mirë dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje e zëmrës si miokardiopatia ipertrofike, sëmundje nga e cila vuante vëllai i tij.