BallinaLajmeMbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia

Mbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Vlefshmëria e pasaportës gjermane e ka shtyrë Albion Krasniqin, që të marrë pasaportën e këtij shteti 80 milionë banorësh dhe të heq dorë nga shtetësia kosovare.

Pasaporta kosovare sot njihet nga më shumë 100 shtete, por Krasniqin kjo nuk e ka bindur që të ta mbajë pasaportën kosovare, ndonëse ai ka shumë vite që jeton në Gjermani.

Ai tha për RTKlive se ka disa arsyeje që ka tërhequr shtetësinë e Kosovës dhe ka marrë të Gjermanisë.

“E para ka të bëjë që Gjermania e ka kushtëzuar që të zgjedhim njërën shtetësi dhe tjera mundësia për të udhëtuar më lehet në vendet e tjera pa vizë”, tha ai.

Njëjtë sikur Albioni janë edhe mbi 16 mijë kosovarë që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka bërë me dije se deri më sot për tri vite kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare 16410 qytetarë të Kosovës.

“Për vitin 2015, kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare 5540 persona, në vitin 2016 5871, kurse në vitin 2017 (janar-tetor) 4999 persona”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për RTKlive.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), janë tri shtete që kosovarët po marrin shtetësi të tyre, ku prinë Gjermani me 14110 qytetarë të Kosovës që janë pajisur më shtetësi gjermane, Austria me 1469 persona, Norvegjia me 260 persona.

Ndërkaq, nënshtetësi të shteteve të tjera kanë marrë 571 qytetarë të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz