BallinaLajmeKëta janë dy emrat që do të zëvendësojnë Mytaher Haskukën dhe Qëndron...

Këta janë dy emrat që do të zëvendësojnë Mytaher Haskukën dhe Qëndron Kastratin në Kuvend

Të ngjajshme

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të ndryshojë si pasojë e rezultateve që solli balotazhi i zhvilluar dje në komunat e Kamenicës dhe Prizrenit.

Deputeti Qëndron Kastrati është zgjedhur dje kryetar i komunës së Kamenicës duke e mundur në garën e balotazhit rivalin e tij nga LDK, Shaip Surdulli. Kësisoj, Kastratit i duhet ta lë ulësen e tij në Kuvend ndërsa nga kjo lëvizje do të përfitojë Shemsi Syla i cili është i pari në listën e pritje nga lista e kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Në ato zgjedhje, Shemsi Syla kishte fituar 6,478 vota.

Afër për ta fituar një ulëse është edhe kandidati tjetër 9 Vetëvendosjes, Sali Zyba i cili më 11 qershor kishte fituar 5,983 vota.

Zyba duhet ta presë rezultatin e komunës së Prizrenit. Sipas rezultateve të votave të rregullta të publikuara mbrëmë nga KQZ, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka qëndron para rivalit të tij nga PDK, Shaqir Totaj për 329 vota. Konfirmimi i rezultatit për këtë komunë pritet të bëhet pasi të numërohen fletëvotimet me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe fletëvotimet e ardhura përmes postës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz