Një pemë mandarine mund të japë rreth 600 fruta në vit, që janë shumë të vlefshme për shëndetin, sidomos në vjeshtë dhe dimër, kur bien mbrojtjet e organizmit. Muajt më të mirë për t’i blerë janë dhjetor-janar-mars. Duhet thënë se maksimumin e pjekjes dhe shijes e arrijnë në dhjetor.
Karakteristikat
Për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një mandarinë të mirë mjafton të shohim nëse lëkura është shumë e ngjitur me tulin. Fruti duhet konsumuar menjëherë pasi i hiqet lëkura. Mandarina mund të ruhet në një vend të thatë dhe të freskët për një javë maksimumi. Doza e duhur ditore është 2 mandarina dhe duke qenë se ka shumë të mira, duhet konsumuar rregullisht.
Vetitë e mandarinës
Ka shumë veti terapeutike. Edhe lëkura përmban antioksidantë që vonojnë plakjen e lëkurës suaj dhe gjithmonë nga lëkura e mandarinës nxirret një vaj në gjendje të qetësojë ankthin dhe të luftojë pagjumësinë. E pasur me vitaminë C dhe thelbësore për të mbajtur reaktiv trurin, mandarina është edhe e pasur me fibra dhe karotene. Gjithashtu përmban edhe vitamina B dhe A, përveçse një përqindjeje të vogël hekuri, magnezi dhe acidi folik. Duke qenë se përmban fibra, mandarina është e përshtatshme për mirëqenien e aparatit tretës. Ndryshe nga agrumet e tjera, farat e mandarinës nuk të bëjnë keq edhe po t’i gëlltisësh, përkundrazi, i sjellin organizmit vitamina. Tuli i mandarinës, i pasur me vitaminë C, është i dobishëm për të parandaluar të ftohurën dhe mbron mukozën e hundës. Shkencëtarët e “National Institute of Fruit Tree Science” thonë se mandarina ka veti antitumorale. Një studim thotë se të pish një gotë lëng mandarine në ditë ull rrezikun e kancerit në mëlçi dhe mbron zemrën.
Ndërsa shkencëtarët australianë thonë se konsumimi i portokalleve dhe mandarinave ul me 50% rrezikun e kancerit në aparatin tretës.
Mandarinat si produkt kozmetik
Mandarina ka në lëkurë një efekt pastrues dhe jo vetëm: vaji i mandarinës është i dobishëm edhe për luftimin e celulitit. Me lëkurën e mandarinës mund të bësh një masazh në këmbë që lehtëson thithjen e lëngjeve dhe redukton celulitin.