BallinaLajmeGrabitet me armë “Western Union”, policia plagos të dyshuarin

Grabitet me armë “Western Union”, policia plagos të dyshuarin

Të ngjajshme

Mbappe nuk stërvitet me Realin, në dyshim prezenca e tij ndaj Bayernit

Kylian Mbappe nuk është stërvitur me Realin sot. Pak ditë...

Sekretari amerikan Rubio vjen në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka qëndruar sot...

Ukraina dhe Rusia raportojnë për mijëra shkelje të armëpushimit të përkohshëm

Ukraina dhe Rusia sërish kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen...

Guardiola komenton luftën për titull: Ne dimë se si të fitojmë trofe

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se aftësia...

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur filialin e “Western Union” në lagjen Bazhdërhane të Prizrenit.

Derisa të dyshuarit po e kryenin veprën kanë hasur në një polic ku edhe ka pasur të shtëna në mes tyre.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se njëri prej të dyshuarve rreth orës 17 e 20 minuta është plagosur por pavarësisht kësaj që të dy të dyshuarit kanë arritur të ikin në drejtim të panjohur.

Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitet përkatëse të policisë për të arrestuar të dyshuarit por që aktualisht të njëjtit ende ndodhen në arrati.

Indeksonline ka mësuar se i dyshuari ka pranuar plagë në këmbë nga arma e zjarrit.
Policia e ka përshkruar të dyshuarin si person i gjatë dhe bukur i shëndoshë, ndërsa plagën e ka të lidhur me copëza të ndryshme të rrobave.

Nëse hasni në këtë person të rrezikshëm, luteni që ta informoni menjëherë stacionin më të afërt të policisë kudo që ndodheni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz