back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeAGK: Politikanët të jenë bashkëpunues, të mos ofendojnë gazetarët

AGK: Politikanët të jenë bashkëpunues, të mos ofendojnë gazetarët

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim veprimin e sotëm të kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, ku thuhet se e ka fyer gazetaren Saranda Ramaj

Në njoftimin e AGK-së thuhet se Ramaj ndihet e fyer nga akuzat që i ka bërë në drejtim të saj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Rasti ka ndodhur derisa gazetarja Ramaj ishte duke përcjellë vizitën e kryeparlamentarit në QKUK, pas pyetjes, Veseli e akuzoi atë se kinse është politike.

“Duke ju referuar mënyrës së përgjigjes dhe konotacionit negativ, ne kërkojmë nga kryeparlamentari, gjithsecili politikan dhe udhëheqës shtetëror që të zgjedh forma më të mira të kundërshtimit sesa rrëshqitja në akuza të tilla që për qëllim kanë dëmtimin e imazhit të gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK konsideron se kryeparlamentari do të duhej të përgjigjej në mënyrë profesionale, duke dhënë argumentet e nevojshme e jo të vepronte në këtë formë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz