Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon.
Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titullin në versionet IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam.
Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve.
Për 28 vjeçarin do të jetë dueli i 20’të në boksin profesionist ku deri tani ka arritur 19 fitore dhe të gjitha duelet i ka përfunduar para kohe.
Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin gjerman RTL, me fillim prej orës 23:00./Gazeta Express.