BallinaBotëZbulohet qyteti nën dhe në Turqi: Ishte ndërtuar 3 mijë vite më...

Zbulohet qyteti nën dhe në Turqi: Ishte ndërtuar 3 mijë vite më parë

Të ngjajshme

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur...

“Merrni naftën tuaj” nga Ngushtica e Hormuzit, iu thotë Trumpi aleatëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Mbretërinë e...

Rreth 25 mijë nxënës pritet të regjistrohen në shkolla të mesme

Sot është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në...

Një qytet i ndërtuar 3 mijë vjet më parë në thellësinë 75 metra, ku thuhet se kanë jetuar deri në 20.000 banorë është zbuluar në Cappadocia të Turqisë.

Cappadocia ndodhet në lindje të Turqisë dhe kufizohet në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga malet Taurs. Në vitin 1963, një rikonstruksion i thjeshtë në qytetin Derinkuyu çoi në zbulimin e pabesueshëm. Portën e gurit që të çonte në një shpellë dhe që të udhëhiqte drejt një qyteti nëntokësor, mijëra vjet i vjetër dhe rreth 85 metra i thellë.

Qyteti antik i nëndheshëm, i quajtur Derinkuyu është si një labirint me tunele dhe shpella të gërmuara. Tunelet sekrete janë përdorur si strehë gjatë shekujve, transmeton gazetametro.net

Janë 13 kate që zbresin në nëntokë, me sistem ventilimi dhe me rreth pesëmbëdhjetë mijë degë që çojnë ajrin edhe në nivelet më të thella. Por ajo që është më e pabesueshme, mbetet fakti se në qytetin e nëndheshëm mund të jetojnë rreth 20 mijë njerëz. Madje aty ka edhe gjurmë të qendrave religjioze, magazinë, kantinë vere dhe stalla për kafshët. Në nëntokë janë gjetur salla ngrënieje, kuzhina të nxira nga bloza, dyqane ushqimore, një shkollë, dhoma të shumta dhe madje edhe një bar.

Në Derinkuyu, për shkak të butësisë së gurit, ndërtuesit duhej të ishin shumë të kujdesshëm , për të siguruar mbështetje të mjaftueshme në katet e sipërme me kolona. Në të kundërt do të ndodhte katastrofa. Në fakt është e habitshme se si nuk ka ndodhur një gjë e tillë, kështu që duhet të mendojmë se ata  kanë qenë shumë të aftë dhe e njihnin mirë materialin shkëmbor, me të cilin po punonin.

Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyes si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët.

Disa të tjerë besojnë se është ndërtuar nga Hitejtë, njerëzit luftëtar të përmendur edhe në Bibël dhe që kishin lulëzuar qindra vjet më parë. Por është e mundur që qyteti nëntokësore të jetë edhe më i vjetër? Sipas teoricienëve të “Astronautët e Lashtë “,  qyteti është ndoshta disa mijëra vjeçar./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz