BallinaBotëE humbur prej 42 vjetësh, gjendet e gjallë gruaja që e kërkonin...

E humbur prej 42 vjetësh, gjendet e gjallë gruaja që e kërkonin kudo

Të ngjajshme

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Një grua nga Nju Jorku, e zhdukur për 42 vjet është gjetur e gjallë por me kujtesën e humbur në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Masaçusets.

Flora Stevens u shpall e humbur në gusht të vitit 1975, pasi bashkëshorti e la për një takim me doktorin në Montiçelo të Nju Jorkut.

Hetuesit e lokalizuan atë teksa po punonin në një çështje tjetër të vjetër, të njohura si “cold case”.

Policia, që mori në pyetje gruan tashmë 78-vjeçare thanë se nuk mund të konfirmonin se ku ajo kishte qëndruar përgjatë këtyre viteve për shkak të gjendjes së rënduar mendore të saj.

Zonja Stevens ishte 36-vjeç dhe punonte në një qendër kujdesi për kafshët kur u zhduk në Montiçelo, rreth 70 milje nga qyteti i Nju Jorkut.

Policia zbardhi rastin e saj kur një hetues kontaktoi zyrën e sherifit në Kontenë Salivan në shtator, në lidhje me një skelet të gjetur në Kontenë Portokalli, që përputhej me përshkrimin e zonjës Stevens.

Sherifi Rich Morgan kërkoi në bazat federale të të dhënave për të gjetur një të afërm të Stevens për të krahasuar ADN-në e tij me atë të skeletit të gjetur, kur papritur zbuloi se dikush po përdorte numrin e saj të sigurisë sociale në Masaçusets.

“Nuk ndodh shpesh që të zgjidhim rastin e një personi të zhdukur prej 42 vjetësh. por kryesorja është që Flora është mirë”, tha sherifi i kontesë Sullivan.

Gruaja mbante emrin Flora Harris kur detektivët e lokalizuan në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Louell, 37 km në veri-perëndim të Bostonit.

Kur ata i treguan një foto të vjetër të saj, ajo u përgjigj: “Kjo jam unë, ose… unë”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/fun/e-humbur-prej-42-vjetesh-gjendet-e-gjalle-gruaja-qe-e-kerkonin-kudo-453914/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz