back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeDigjen 3 vetura në oborrin e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicën...

Digjen 3 vetura në oborrin e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicën veriore

Të ngjajshme

Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për...

Itali: Sulmohet me gurë një autobus, vdes shoferi

Ka vdekur shoferi i një autobusi që po transportonte...

Maloku: LDK-ja ka shtruar terrenin për një koalicion të mundshëm me VV-në

Analisti politik Albinot Maloku, ka folur për zhvillimet e...

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tri vetura janë djegur sot herët në mëngjes në oborrin e shtëpisë së qytetarit, Teki Fetahu, furrtar, nga Mitrovica veriore.

Fetahu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se si ka ndodhur dhe kush e ka bërë këtë.

“Janë djegur dy veturat e mia, makinat e furrës dhe një veturë e fqinjit, i cili e kishte parkuar makinën te unë, ngase rruga në të cilën jeton, aktualisht është duke u rinovuar. Ndihem i sigurt, por nëse e ka bërë këtë vepër dora e njeriut, këtë e ka bërë një jonjeri”, ka thënë Fetahu.

Shefi i njësisë operative të Policisë së Kosovës në këtë zonë, Zhelko Bojiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për zjarrëvënie dhe se prokurori i rastit e ka cilësuar atë si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Ndryshe, Teki Fetahu është pronar i një furre në Mitrovicën veriore, ku furnizohen me bukë dhe prodhime tjera nga furra, banorët e atjeshëm, kryesisht serbë, ngaqë ky komunitet përbën shumicën në atë pjesë.

Foto nga vendi i ngjarjes

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz