Kafshët shuan etjen në një gyp të shpuar, pasi ecën në radhë nëpër regjionin që për një kohë të gjatë është përfshirë nga thatësira, transmeton Telegrafi.
“Ka kohë pa reshje dhe gjithçka është tharë, ndërsa mungon gjelbërimi që do t’ju ndihmonte pak”, ka shpjeguar Kazmani lidhur me rastin.
Elefantët që pinë nga 150 deri në 230 litra ujë në ditë, mund të ecin për periudha të gjata derisa afrohen të burimet, lumenjtë apo liqenet. Por, këtë herë ishte vetëm një rrjedhje e vogël, e cila nuk i përmbushë as nevojat e tyre minimale.
Ka raste kur këto krijesa rrëmihin tokën për të gjetur ujë, ndërsa hanë gjethe edhe bar.