Tashmë ka nisur takimi mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropian dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee.
Edhe ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nuk ka pasur asnjë fjalë për media, raporton lajmi.net.
Yee sot është takuar edhe me presidentin Thaçi, tek sa gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kujtomë, se Yee dje qëndroi në Serbi, i cili u takua me krerët e shtetit serb dhe u bisedua edhe për dialogun Kosovë-Serbi. /Lajmi.net/

