BallinaSportXhaka shpallet lojtari i ndeshjes, zviceranët: Shkriu Moskën! (Video)

Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes, zviceranët: Shkriu Moskën! (Video)

Të ngjajshme

Basel ka arkëtuar pikët e plota kundër CSKA Moskës, teksa ka fituar 2-0 në ndeshjen e raundit të tretë të fazës në grupe të Champions League.

Triumfi i skuadrës zvicerane erdhi falë paraqitjes fantastike të mesfushorit shqiptar Taulant Xhaka.

26-vjeçari e shënoi golin e parë dhe asistoi në golin e dytë. Pikërisht për këtë është vlerësuar me notën më të lartë në këtë takim, 8.6.

Albian Ajeti po ashtu luajti nga minuta e parë dhe ka marrë notën 6.1. Vëllai i Ajetit shënoni një gol, por iu anulua për pozicionin jashtë loje.

Komenti i portalit “blick.ch” ishte fantastik për Taulant Xhakën: “Shkrin Moska e ftohtë, ne jemi ngrohur! Arsyeja: Taulant Xhaka i jep fitoren Basel ndaj CSKA me atë gjuajtje fantastike.

Pothuajse gjysmë ore është në kryeqytetin rus, ai shtyn përpara, merr shpejtësi dhe pastaj shqiptari del në skenën e tij, nga 20 metra, gjuan.

Një e shtënë si një dash dhe është gol!” Ishte goli i parë i mesfushori shqiptar në Champions League dhe fati deshi që edhe skuadra e tij të fitojë.

Read more: https://www.tetova1.com/2017/10/19/xhaka-shpallet-lojtari-ndeshjes-zviceranet-shkriu-mosken-video/#ixzz4vw9p6ref

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz