BallinaBotëBeteja e cila la të vdekur 3.250 persona, mes tyre 1.130 civilë

Beteja e cila la të vdekur 3.250 persona, mes tyre 1.130 civilë

Të ngjajshme

BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga Kroacia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka anuluar takimin...

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur...

“Merrni naftën tuaj” nga Ngushtica e Hormuzit, iu thotë Trumpi aleatëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Mbretërinë e...

Beteja e Rakas, që mori fund të martën, shkaktoi vdekjen e të paktën 3.250 personave, mes të cilëve 1.130 civilë, në më shumë se katër muaj, sipas një bilanci të Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut(OSDH).

“Luftimet dhe bombardimet ajrore, që shkatërruan ish-kryeqytetin e organizatës terroriste DAESH në Siri, u kanë kushtuar jetën që prej datës 5 qershor 1.130 civilëve, mes të cilëve 270 fëmijë, si dhe 2.120 luftëtarëve të DAESH-it dhe të forcave të mbështetura nga SHBA-ja”, njoftoi OSDH-ja.

Aleanca antiDAESH në Siri, e mbështetur nga Uashingtoni, njoftoi të martën se ka marrë krejtësisht në kontroll Rakan, pas më shumë se katër muaj luftime me terroristët e DAESH-it.

Organizata terroriste u largua të martën nga pozicioni i fundit që kontrollonte në Raka, pas marrjes së stadiumit të qytetit nga koalicioni antiDAESH, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz