Avokati i deputettit Milaim Zeka, Gazmend Halilaj ka thënë se nuk pret që klienti i tij të mbetet në paraburgim.
Sipas tij, nuk ka kushte ligjore që ndaj Zekës të merret një vendim i tij.
Ai tha për Periskopin se vendimi i gjykatës pritet të merret në çdo moment.
“Në bazë te elaborimit dhe fakteve qe i kam paraqit, une besoj qe gjykata nuk do ta aprovoj kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Kam treguar shumë qartë se nuk ka kushte ligjore, që klienti im të mbahet në paraburgim. Po presim në çdo moment që gjykata të dalë me vendim”, tha Halilaj për Periskopin.
Zekës i janë caktuar dje 48 orë mbajtje, pas hapjes së hetimeve se deputeti është përfshirë në mashtrime me viza, ku dyshohet se viktimë kanë rënë mëse 900 qytetarë. /Periskopi/