Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’s Milaim Zeka, është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Periskopi.
Milaim Zeka është arrestuar për rastin e mashtrimit me viza të mbi 900 kosovarëve.
“Mund t’ju konfirmojmë se sot Policia e Kosoës ka intervistruar personin me inicialet M.Z., lidhur me veprën penale që ndërlidhet me ‘mashtrim dhe shmangie nga tatimi’. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjën e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, dërguar Periskopit.
Javë ma parë, Insajderi kishte raportuar për rastin e mashtrimeve me viza nga Milaim Zeka bashkë me partnerin e tij Ilir Krasniqi.
920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi. Insajderi ka hulumtuar për më shumë se dy muaj këtë rast. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetime. Zeka po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Partneri i tij ndodhet në paraburgim./Periskopi/