back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeQeveria hedh topin te Kuvendi për pagesat e veteranëve

Qeveria hedh topin te Kuvendi për pagesat e veteranëve

Të ngjajshme

Azemi: Punëtorët teknikë në QKMF Klinë po paguhen nën minimumin ligjor

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të...

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bashkëpunim me Ministritë përkatëse, i ka kryer të gjitha procedurat për pagesat e veteranëve dhe tashti çështja është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta rishqyrtojë buxhetin në afat optimal.

Së këndejmi, sa i përket borxhit për këtë vit (gusht deri dhjetor 2017) Qeveria i ka siguruar fondet dhe ka proceduar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e buxhetit dhe pret që deputetët të votojnë këto ndryshime sa më shpejt dhe që pensionet të paguhen në mënyrë retroaktive.

Sa i përket shqetësimit të veteranëve të UÇK-së rreth mos pagesës së pensioneve, drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta, në Zyrën e Kryeministrit, Gazmend Syla, ndjen keqardhje që Qeveria e kaluar nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për Veteranët e Luftës.

Gjithashtu Syla, siguron veteranët se Qeveria Haradinaj, do të ndajë buxhetin për vitin 2018, për pagesën e pensioneve për 12 muaj, pa ndërprerje, për këto kategori.

Për Qeverinë Haradinaj, tema e pensioneve dhe pagesës me kohë të tyre, nuk është e diskutueshme, sepse është e drejtë e ligjshme e veteranëve të luftës dhe kategorive tjera të lirisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz