back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeKë dekoroi sot Thaçi me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Kë dekoroi sot Thaçi me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, i cili ishte ministër gjatë periudhës ??1996-2000.

Me këtë rast, i pari i vendit tha se “Kanada ka përkrahur Kosovën në një periudhë të rëndë të saj, por edhe në ndërtimin e shtetit. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, pohoi presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e informoi ish-ministrin Axworthy, për të arriturat e përgjithshme në vend.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë si dhe kultivimin e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë.

Duke e falënderuar presidentin Thaçi, ish-ministri Axworthy ndër tjera tha se ndjehet  i kënaqur për arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz