back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeJa sa ministra dhe deputetë garojnë në komuna

Ja sa ministra dhe deputetë garojnë në komuna

Të ngjajshme

Në garë për zgjedhjet komunale të 22 tetorit janë tre ministra dhe trembëdhjetë deputetë. Madje njëri nga ministrat e Qeverisë garon për ulëse të Asamblesë Komunale.

Analistët politikë thonë se kjo qasje e zyrtarëve të lartë të Qeverisë është joserioze sepse, siç thonë ata, ministrat duhet të fokusohen në problemet e dikastereve që i drejtojnë dhe jo ta shpërndajnë energjinë e tyre edhe në nivele lokale.

Ndonëse kanë zënë pozitën e ministrave e të deputetëve shumë prej tyre po synojnë që të mbërrijnë në krye të komunave, duke u kandiduar për kryetarë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Madje ka prej atyre që ndonëse janë caktuar ministra po synojnë që ta zënë edhe ulësen e asamblistit në komunat përkatëse, shkruan gazeta zëri.

Shyqyri Bytyçi e Bajram Hasani janë dy prej ministrave (nga Nisma) që po pretendojnë të udhëheqin me komunat. Përderisa Bytyçi drejton Ministrinë e Arsimit dhe në të njëjtën kohë po pretendon ta fitojë Prishtinën, Hasani duke qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë po synon që ta marrë Komunën e Gjilanit.Pavarësisht që ata kërkojnë postin e kryetarit, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili po pretendon të zgjidhet asamblist në Komunën e Prishtinës.

Pos kësaj janë edhe më shumë se 10 deputetë, të cilët po synojnë të vijnë në krye të komunave, ani pse në zgjedhjet e 11 qershorit kishin marrë besimin e qytetarëve.

Përderisa ata thonë se një gjë të tillë po e bëjnë për të mirën e qytetarëve, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se tërë këto janë vetëm mashtrime të tyre për t’i realizuar interesat individuale e partiake.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz