back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaBujqësi“Dum Dum”, uji nga Kosova prezantohet në panairin Zuspa në Cyrih

“Dum Dum”, uji nga Kosova prezantohet në panairin Zuspa në Cyrih

Të ngjajshme

Një produkt shumë i kërkuar në Zvicër është edhe uji “Dum Dum” nga kompania “Bibita” nga Peja. Uji “Dum Dum” që po e importon nga Kosova firma e Rexhep Berishës nga Bazeli është bërë atraktiv për qendrat e fitnesit nëpër Zvicër.

Tashmë distribuimin nëpër fitnese në Zvicër e ka marrë përsipër një firmë zvicerane, ka thënë Rexhep Berisha, pronar i firmës R.B. Import& Export në Bazel.

Samuel Lisi nga firma PSN EUROPE GmbH është hera e parë që po prezanton ujin kosovar në një panair të këtillë.

Ata janë të specializuar për prodhimin e produkteve me përbërje natyrale dhe të shëndetshme, pa sheqet dhe laktoz dhe me pak proteina, ndërsa produktet e tyre pos në Zvicër, tashmë kanë depërtuar edhe në tregun gjerman dhe austriak.

Në asortimentin e tyre tashmë nga muaji shkurt i këtij viti kanë shtuar edhe ujin «Dum dum» që vjen nga Peja.
«Uji me të vërtetë është shumë i mirë, ka një dizajn shumë të bukur dhe është pritur shumë mirë. Konsumatorët e provojnë dhe iu pëlqen», thotë Lisi dhe tregon se është befasuar kur ka marrë vesh se një uji i tillë prodhohet në Kosovë.

Uji kosovar «Dum dum» tashmë ka zënë vend në raftet e shumë fitneseve nëpër Zvicër.
Përveç ujit «Dum dum», është importuar në Zvicër nga R.B. Import&Export nga Bazeli edhe produkti tjetër «Detox water», po ashtu nga nga kompania “Bibita” nga Peja.

“Züspa” është panairi i vjeshtës në Cyrih, i cili është mbajtur çdo vit që nga viti 1949.
Rreth 500 ekspozues paraqiten çdo vit në “Züspa”. Është panairi më i madh publik në kantonin e Cyrihut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz