Kanë kaluar dy vjet që nga largimi nga jeta i gruas së këngëtarit të njohur.
Ai akoma mesa duket nuk e ka kaluar dhimbjen dhe këtë e ka shprehur edhe me miqtë e tij.
Stefi Prifti, njëri prej vëllezërve të famshëm korçarë ka publikuar foton e bashkëshortes në krahët e tij duke shkruar: “Marinka! Unë thjesht jetoj në këtë jetë ku më le!”
Vdekja e saj është e vështirë për t’u harruar nga këngëtari dhe nga familjarët.
Marina ka ndërruar jetë para dy vitesh nga një sëmundje e pashërueshme dhe ka lënë pas dy vajzat, këngëtarin dhe plot miq e të afërm. /albeu.com/