back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci priti në takim përfaqësuesit e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve lokale

Lladrovci priti në takim përfaqësuesit e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve lokale

Të ngjajshme

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë përfunduar...

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa...

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën ka pritur në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të cilët me ftesën e Presidentit të Kosovës janë të angazhuar në misionin e vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen me 22 tetor.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka kërkuar nga të pranishmit që të monitorojnë gjithë procesin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 22 tetor, ne mënyrë që procesi i zgjedhjeve të zhvillohet ne frymën me të mirë demokratike.

Lladrvoci po ashtu u ka bërë thirrje edhe gjithë Ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Kosovës që të sjellin  sa më shumë monitorues për të ruajtur dhe mbrojtur votën e lirë të qytetarëve deri në numërimin e rezultateve përfundimtare ne vendvotime.

Monitoruesit e Bashkimit Evropian kanë treguar se janë në Kosovë të pranishëm me ftesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe BE-ja ka sjell misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve që do të mbahen me 22 tetor. Mandati i misionit të BE-së është të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë pajtueshmërinë e zgjedhjeve me legjislacionin e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhje.

Image may contain: 3 people, people standing and suitImage may contain: 1 person, standing and suit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz